Emigrantët shqiptarë nuk do të mund të votojnë në zgjedhjet lokale të vitit 2019 por do të duhet të presin zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.
Bledi Çuçi,bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, thotë se për këtë është rënë dakord edhe me opozitën.
“Fryma bashkëpunuese ekziston dhe nuk ka ansjë arsye që të përfundojmë brenda vjeshtës një paketë të plotë amendimesh rregullatore për të adresuar rekomandimëet e ODIHR të dhënë për Shqipërinë”.
Votimi elektronik dhe ai i emigrantëve nuk i ka bërë bashkë të majtët e të djathtët për kohën e aplikimit. Por edhe për këtë pikë duket se kanë gjetur një rrugë të mesme sipas socialistit Çuçi.
“Nëse do përdorim teknologjinë në procesin zgjedhor, hapi i parë do të jetë pilotimi, për këtë kemi rënë dakord. Nuk jemi në fazën e llogaritjes së ksotos, nëse do bëjmë pilotimin do jëtë për 2019. Ky model do të plikohet vetëm ëpr zgjehdjet e përgjithshme, kurse vendoret lidhen strikt me njerëzit që banojnë në një bashki të caktuar”.
Depolitizimi i komisioneve zgjedhore kërkohet nga OSBE/ODIHR, por për këtë duket se palët ende nuk kanë consensus.
“PS është gati që të eci me depolitizim të plotë”, thotë Çuçi.
Ndryshimi i sistemit zgjedhor nuk është fare temë diskutimi, për sa kohë partitë kryesore nuk janë të interesuara.
Komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore planifikon të propozojë ndryshime ligjore në pesë fusha kryesore të reformës: administrata zgjedhore, fushata, regjistrimi i zgjedhësve, përdorimi i teknologjive të reja të votimit dhe votimi i shtetasve shqiptarë jashtë vendit.