Bisedimet Turqi-Greqi: Diskutohet situata aktuale, zhvillimet e fundit dhe hapat që mund të ndërmerren

Në raundin e 61-të të bisedimeve hulumtuese të mbajtur në Stamboll u vlerësuan temat e diskutuara në raundin paraprak, si dhe u diskutua situata aktuale, zhvillimet e fundit dhe hapat që mund të ndërmerren në të ardhmen...

Përfundoi raundi i 61-të i bisedimeve hulumtuese të mbajtura në Stamboll mes Turqisë dhe Greqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në bisedimet e zhvilluara në zyrën e punës në Dolmabahçe të Stambollit, Turqia u përfaqësua nga zv/ministri i Punëve të Jashtme, Sedat Önal, zëdhënësi i Presidenciës së Turqisë, İbrahim Kalın, drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme për Çështje Dypalëshe Politike dhe të Detarisë-Aviacionit-Kufijve, Çağatay Erciyes, si dhe zv/rejtori i përgjithshëm i Detarisë-Aviacionit-Kufijve, Barış Kalkavan.

Ndërkohë, pala greke u përfaqësua nga ish-ambasadori në pension Pavlos Apostolidis, Drejtori i Përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Aleksandros Kuyu, si dhe drejtoresha e stafit në Sekretariatin e Përgjithshme të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ifigenia Kanara.

Në takim u vlerësuan temat e diskutuara në raundin e 60-të të kryer më parë dhe u diskutua situata aktuale, zhvillimet e fundit dhe hapat që mund të ndërmerren në të ardhmen.

Në raundin e 61-të të bisedimeve, palët ranë dakord që takimi i ardhshëm të mbahet në Athinë.