Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) tha se turqit që jetojnë në Evropë nuk duhet të tolerojnë nga vlerat dhe krenaria kombëtare.
Jëlldërëm zhvilloi një vizitë zyrtare në Zvicër dhe u takua në ndërtesën e konsullatës së Turqisë në Bern me nënshtetasit turq rezidentë në këtë vend.
Jëlldërëm iu drejtua turqve të cilët shkuan në Bern nga rajonet e ndryshme të vendit.
Në fjalimin e tij ai nënvizoi rëndësinë e integrimit të emigrantëve në sistemin e vendeve në të cilat kanë emigruar në Evropë, por theksoi se kudo që të jetojnë, ata nuk duhet të harrojnë se atdheu i tyre është Turqia.
Ai theksoi se zotërimi i civilizimeve të mëdha sjell me vete edhe përgjegjësi të mëdha. “Sido që të jenë kushtet, sado që të përballemi me vështirësi dhe me presion, nuk duhet të tolerojmë nga vlerat dhe krenaria kombëtare. Edhe kur u prishën marrëdhëniet me Evropën ju ishit garancia më e madhe e Republikës së Turqisë” tha Jëlldërëm.
Ai rikujtoi se mbi Turqinë është duke u luajtur çdo lloj loje.
“Herë pas here na dalin përballë me terrorin. Herë pas here na dalin përballë me presione ekonomike. Herë pas here mundohen ta mbajnë Turqinë nën presion në emër të demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Sido që të jenë kushtet, me fuqinë që marrim nga populli ynë dhe me fuqinë që marrim nga ju, do të vazhdojmë në mënyrën më të mirë punimet dhe përpjekjet tona” tha kryeparlamentari turk.
Nga ana tjetër, ambasadori Sajgëllë (Saygılı) dha një darkë në nder të Kryetarit të Kuvendit, Jëlldërëm dhe delegacionit që e shoqëronte.
Stacioni i radhës së takimeve të Jëlldërëm, që filluan dje në Zvicër, do të jetë Asambleja e 139-të e Unionit Ndërmjet Parlamenteve./TRT