Big Market dhe Conad me produkte të skaduara, AKU ende asnjë reagim

Sipas AKU-së, këto janë shkelje në kundërshtim me legjislacionin.

Problemet me sigurinë ushqimore në Shqipëri detyruan institucionet që pak kohë më parë të ashpërsonin ndëshkimet në Kodin Penal. Por pavarësisht kësaj situata vijon që të jetë shqetësuese.

“Nga të gjitha drejtoritë rajonale, janë rreth 25 mijë inspektime, nga ku 4100 kanë qenë masa administrative me paralajmërim te operatorët e biznesit ushqimor. Rreth 255 ka qenë masë administrative me gjobë, rreth 23 kanë qenë ndërprerje e aktivitetit të operatorëve të biznesit ushqimor.

Ora News prej ditësh ka ngritur shqetësimin e produkteve që shiten pas afatit të përdorimit, por edhe të produkteve që nuk kanë datë prodhimi apo skadimi.

Sipas AKU-së, këto janë shkelje në kundërshtim me legjislacionin.

“Në momentin që trupat inspektues gjatë inspektimit, konstatojnë që një produkti i ka kaluar afati i përdorimit, bllokohet produkti dhe operatori i biznesit ushqimor, taksative merr masë administrative me penalitet. Një risi është edhe neni 288 që është shtuar, ku përpos gjithë shkeljeve të tjera dhe masave të tjera ligjore, operatorët e biznesit ushqimor, referuar këtij kodi penal dhe këtij neni mund të marrin masa të ashpra administrative deri në heqje lirie.”

Edhe pse jemi në prag festash dhe problemet në cilësinë e ushqimeve janë të shumta, AKU ka çuar në ndjekje penale vetëm një biznes, ndërsa ende nuk dihet se çfarë masash do të marrë për supermarketet Conad dhe Big Market.