Adil Abdul-Mahdi u betua si kryeministër i ri i Irakut të mërkurën vonë pasi parlamenti miratoi pjesën më të madhe të formacionit të tij të propozuar të kabinetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Vetëm 14 nga 22 kandidatët e kabinetit të Abdul-Mehdiut, megjithatë, morën besimin nga shumica e ligjvënësve gjatë seancës.
Të emëruarit e miratuar gjatë seancës së votimit të së mërkurës, përfshijnë kandidatët për ministra për naftën, financat, punët e jashtme dhe të punës.
Parlamenti do të mblidhet përsëri më 6 nëntor kur deputetët do të votojnë për tetë kandidatët e mbetur.
Burime të afërta me procesin e formimit të qeverisë për AA theksuan se disa blloqe politike po ushtronin presion mbi Abdul-Mahdi, i cili gëzon mbështetjen e klerikut shia Ali al-Sistani, për një përfaqësim më të madh në kabinetin e ardhshëm.
Gjatë këtij muaji, Barham Salih, presidenti i sapozgjedhur i Irakut, ngarkoi Abdul-Mahdi me formimin e qeverisë së re.
Abdul-Mahdi shërbeu si ministër i Naftës nga viti 2014 deri në vitin 2016.