Mesfushori kosovar i Lazios, Valon Berisha, mund të rikthehet te Red Bull Salzburgu pas vetëm një sezoni në Itali, raporton Koha.net.
Sipas “Il Tempo”, Berisha është gati të kthehet në Austri në formë huazimi për një vit dhe tashmë i duhet vetëm leja nga Lazio.
Lazio kishte transferuar 26-vjeçarin vitin e shkuar për 7.5 milionë euro, por ai u paraqit vetëm 14 herë për shkak të lëndimeve.