Berat, shiste kokainë në palestër, arrestohet pronari

Një djalë i ri i cili palestrën që kishte hapur e përdorte për qëllim të dyfishtë, u arrestua këtë të martë nga policia.

Një djalë i ri i cili palestrën që kishte hapur e përdorte për qëllim të dyfishtë, u arrestua këtë të martë nga policia.

Armando Lajthia, 43 vjeç, banues në lagjen “30 Vjetori”, Berat, u prangos në kushtet e flagrancës i kapur me kokainë.

Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në ambientet e palestrës së tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe një peshore elektronike.

Dyshohet se Lajthia mbante kokainë në palestër, ku vinin e blinin klientët e tij.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.