Ministri i Thesarit dhe Financave të Republikës së Turqisë, Berat Albayrak lidhur me marrëdhëniet ekonomike mes Turqisë dhe Gjermanisë deklaroi se “Dëshirojmë fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë në çdo fushë të ekonomisë dhe në kuadër të marrëdhënieve reciproke”, raporton Anadolu Agency (AA).
Albayrak në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me ministrin gjerman të Ekonomisë dhe Energjisë, Peter Altmaier deklaroi se që nga dita e parë kur kanë filluar të punojnë në kontakte të ngushta me të në krahasim me të kaluarën, kanë krijuar një forcim dhe përshpejtim pozitiv të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai thotë se Altmaier ka një kontribut të madh në këtë proces i cili, sipas tij, është në interes të të dy shteteve. Albayrak tha se “Duke marrë parasysh kërcënimin nga ekstremizmi dhe radikalizmi nëpër të cilat po kalon Evropa, nevoja e madhe për politikanët e matur, të sinqertë dhe racionalë në botën e sotme politike po fiton përsëri rëndësi”.
Ministri Albayrak tha se janë të tronditur dhe të pikëlluar shumë me lajmin për vdekjen e 43 vjeçarit Ümit Dursun, babai i dy fëmijëve, i cili ka humbur jetën si pasojë e dhunës joproporcionale të policisë në Nuremberg. “Tanimë shpresojmë që t’u vijë fundi i lajmeve të tilla pikëlluese”, tha ai.
Duke theksuar se sot Altmaier ka shkuar në Turqi së bashku me menaxherë të nivelit të lartë të më shumë se 30 kompanive shumë të rëndësishme gjermane, Albayrak tha se “Dëshirojmë fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit tonë në çdo fushë të ekonomisë dhe në kuadër të marrëdhënieve reciproke dëshirojmë rritjen e investimeve të kompanive gjermane në Turqi e të kompanive turko-gjermane në shtetet tjera”.
Ai tha se së bashku mund të ndërmarrin hapa shumë më të fuqishme për stabilitetin dhe paqen e botës. “Gjermania është partneri më i madh tregtar i Turqisë. Pres që bashkëpunimi i fuqishëm ekonomik të sjellë me vete edhe bashkëpunimin politik”, tha Albayrak.
Ministri Albayrak po ashtu theksoi se në një periudhë të afërm, përtej normalizimit të marrëdhënieve do të hyjnë një një periudhë ku do të njoftojë bashkëpunime shumë të fuqishme. “Nesër do të bëhen të ditur një pjesë e këtyre. Në ditët dhe muajt e ardhshëm do të njoftojmë për lajme dhe bashkëpunime të reja në sektorin privat dhe atë publik, të cilat do të ndikojnë në mënyrë shumë më pozitive marrëdhëniet turko-gjermane”.