Benjamin Netanyahu nga Varna: Dënojmë vrasjen e Khashoggit, por Rijadi na duhet

Izraeli dënoi vrasjen e gazetarit arab Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, por tha se bashkëpunimi me Rijadin kundër Iranit, ishte një përparësi më e madhe.

Izraeli dënoi vrasjen e gazetarit arab Jamal Khashoggi në konsullatën saudite në Stamboll, por tha se bashkëpunimi me Rijadin kundër Iranit, ishte një përparësi më e madhe.

Në reagimin e tij të parë publik, kryeministri Benjamin Netanjahu tha se vdekja e Khashoggit, e cila ka shkaktuar zemërim global, ishte “e tmerrshme” dhe duhet të trajtohet me kujdes.

“Megjithatë, në të njëjtën kohë them se është shumë e rëndësishme për stabilitetin e botës, për rajonin dhe botën, që Arabia Saudite të mbetet e qëndrueshme”, tha Netanyahu. “Mendoj se duhet gjetur një mënyrë për të arritur qëllimet. Sepse unë mendoj se problemi më i madh është Irani”.

Këto deklarata, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i bëri para gazetarëve pas një takimi në qytetin bullgar të Varnas, ku morën pjesë edhe krerët e Bullgarisë, Greqisë, Rumanisë dhe Serbisë.

Qeveria saudite fillimisht mohoi se Khashoggi ishte vrarë, pastaj tha se ai kishte vdekur në një operacion të paplanifikuar, përpara se Prokuroria Publike e Mbretit javën e kaluar të thoshte se atentati ishte paramenduar./TCh