Belinda Balluku flet për fluturimet e anuluara: Pasagjerët mund ta ndryshojnë afatin kohor të biletës

Koronavirusi/ Pezullimi i fluturimeve, ministrja Balluku: Pasagjerët mund ta ndryshojnë afatin kohor të biletës

Në një deklaratë për mediat, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku foli sa i takon masave të marra nga qeveria sa i takon koronavirusit.

 

“Ndërpriten fluturimet dhe lundrimet në zonat e kuqe. Deri në një urdhër të dytë, janë pezulluar fluturimet me Italinë Veriore. Urdhri për ndalimin e fluturimeve i referohet vetëm pasagjerëve. Pasagjerët mund ta ndryshojnë afatin kohor të biletës së tyre”, tha Balluku.

Më tej shtoi:

“Pezullimi i transportit detar është vetëm për pasagjerët, jo për mallrat. Pezullimi i fluturimeve ajrore apo transporti detar i referohet vetëm lëvizjes së njerëzve. Nuk do pezullohet lëvizja e avionëve kargo apo trageteve për arsye tregtare.”