Belgjikë, arrestohet politikani shqiptar bashkë me “Shpresa.S”, iu gjetën 3 kilogramë heroinë

Rediart Cankja, 41 vjeç, është arrestuar pasi iu gjetën 3 kilogramë heroinë në makinë. Cankja, shoqërohej nga një grua, dhe në momentin e arrestimit ishte në afërsi të Gjenevës. Cankja ka qenë aktiv edhe në politikën në Kosovë, dhe garon në Belgjikë

Një politikan shqiptar me banim në Belgjikë është arrestuar nga policia franceze, pasi iu gjetën 3 kilogramë heroinë.

Rediart Cankja, 41 vjeç, me origjinë shqiptare dhe shtetësi belge, garon për gartinë “CD&V”, partia e dytë më e madhe në Belgjikë. Shqiptari është kandidat për bashkinë e qytetit Antwerp, por siç raportojnë mediat kosovare, Cankja nuk ka munguar edhe në jetën politikë në Kosovë.

Cankja u arrestua mëngjesin e sotëm, bashkë me një grua shqiptare që mësohet se është Shpresa S., e njohur si pjesë e trafikut të drogës në Belgjikë në afërsi të Gjenevës. Droga kishte si destinacion Zvicrën, por ende nuk dihet cili ka qenë roli i Rediart Cankjas në këtë trafik. Kryetari i Partisë për të cilën garon shqiptari, Kris Peeters, përgjegjës për degën e Antwerp, ka thënë se nëse trafiku është i vërtetë, atëherë Cankja do të përjashtohet nga lista, raporton shqiptarja.

Në vitin 2017, Cankja ka qenë i zgjedhuri kryesor në degën e Vetëvendosjes në Belgjikë. Në medie kanë nisur tashmë të qarkullojnë fotot e Cankjas me kryetarin e VV-së, Albin Kurti.