Belgjika, stacioni i radhës në Formula 1

Xhirot e renditjes së garës do të fillojnë nesër, ndërsa gara do të zhvillohet ditën e diel, më 26 gusht

Emocionet e kampionatit botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 13-të të sezonit që do të zhvillohet në Belgjikë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Xhirot e renditjes së garës do të fillojnë nesër në orën 15:00, ku do të mbahen mbi 44 xhiro në pistën 7.004 metra në qytetin Spa-Francorchamps të Belgjikës, që mban të njëjtin emër me pistën. Ndërsa gara do të zhvillohet ditën e diel, më 26 gusht në orën 15:10.

Fituesit në garat e zhvilluara në Australi, Bahrein, Kanada dhe Britaninë e Madhe kanë qenë piloti gjerman i ekipit Ferrari Sebastian Vettel, ndërsa piloti britanik Lewis Hamilton i ekipit të Mercedes në Azerbajxhan, Spanjë, Francë, Gjermani he Hungari, piloti australian i ekipit Red Bull-TAG, Daniel Ricciardo në Kinë dhe Monaco, ndërsa holandezi Max Verstappen i ekipit Red Bull-TAG në Austri.

– Klasifikimet e pilotëve dhe ekipeve

Renditja në 5 vendet e para të pilotëve dhe klasifikimi i ekipeve para Grand Prix të Belgjikës në Formula 1 është:

– Renditja e pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 213 pikë

2. Sebastian Vettel (Gjermani): 189

3. Kimi Raikkonen (Finlandë): 146

4. Valtteri Bottas (Finlandë): 132

5. Daniel Ricciardo (Avustrali): 118

– Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 345 pikë

2. Ferrari: 335

3. Red Bull: 223

4. Renault: 82

5. Haas Ferrari: 66