BE thirrje për ndërprerje të përleshjeve në Dera

Nga Zyra e komisioneres për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u njoftua se janë intensifikuar sulmet e forcave të Asadit dhe aleatëve në Dera

 Bashkimi Evropian (BE) porositi se sulmet e intensifikuara të forcave të presidentit sirian Bashar al-Asad dhe aleatëve të tij në Dera në jug të Sirisë paraqesin shkelje të hapur të të drejtave ndërkombëtare dhe të drejtave humanitare ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga Zyra e komisioneres për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, u njoftua se janë intensifikuar sulmet e forcave të Asadit dhe aleatëve në Dera.

Rikujtojmë se për shkak të sulmeve të ashpra nga rajoni kufitar sirian Dera në kufirin me Jordaninë janë zhvendosur së paku 270.000 persona. Nga Zyra e Mogherinit theksuan se në sulmet për vdekje kanë pësuar edhe punonjës shëndetësor duke shkatërruar edhe qendra të rëndësishme, mes të cilave edhe mjekësore.

Sulmet, theksohet më tej, kanë shkaktuar edhe dëm mbi negociatat politike. Nga BE-ja bënë thirrje për armëpushim urgjent, respektimin e marrëveshjes për deeskalim si dhe për atë se nevojitet dërgimi i papenguar i ndihmës humanitare në Sirinë e kapluar nga lufta.