Bashkimi Evropian regjistroi në 2020-ën numrin më të lartë të vdekjeve vjetore në 60 vitet e fundit

Një zëdhënës tha se ky ishte "numri më i lartë i vdekjeve vjetore që nga viti 1961", viti i parë për të cilin statistikat janë në dispozicion për të gjitha këto vende.

Bashkimi Evropian regjistroi  numër rekord të vdekjeve në vitin 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit, për 60 vitet e fundit bazuar në statistikat e para të disponueshme, një fakt që çoi në një rënie të lehtë të popullsisë, njoftoi Eurostat sot.

Vendet e BE regjistruan 534,000 vdekje më shumë se  në 2019 (+ 11%): vdekjet nga 4.7 milionë u rritën në 5.2 milionë. Një numër që “pasqyron ndikimin e pandemisë Covid-19”, sipas Eurostat.

Një zëdhënës tha se ky ishte “numri më i lartë i vdekjeve vjetore që nga viti 1961”, viti i parë për të cilin statistikat janë në dispozicion për të gjitha këto vende.

Numri i vdekjeve u rrit në të gjitha vendet e BE-së gjatë kësaj periudhe, por kryesisht në Itali (+111.700, + 18%), Spanjë (+75.500, + 18%) dhe Poloni (+67.600, +17%), sipas të dhënave të botuara nga Zyra Evropiane e Statistikave.

Vdekshmëria e lartë kontribuoi në uljen e lehtë të popullsisë së BE-së në vitin 2020.