Bashkia Shkodër po vijon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në Njësinë Administrative Dajç..
Bashkia Shkodër shprehet se janë duke u kryer pastrimi i kanaleve të II- ta dhe të III- ta kulluese në Njësinë Administrative Dajç të Bashkisë së Shkodrës.
Po ashtu jepen detajet e e pervendivit të realizimit të volumit të punës dhe gjatësinë e kanaleve kulluese.
“Deri tani është pastruar gjithsej 4450 ml kanale kullues me volum gërmimi prej 4630 m3, në fshatrat Rrushkull, Belaj dhe Samrisht konkretisht: KK II 66 me gjatësi 1400 ml e volum 2700 m3. KK II (5m) me gjatësi 600 ml e volum 900 m3. KK III 672 me gjatësi 600 ml e volum 430 m3. KK III 471 me gjatësi 600 ml e volum 430 m3. KK III 6024 me gjatësi 600 ml e volum 430 m3. KK III 695 me gjatësi 645 ml e volum 450 m3”, shprehet Bashkia Shkodër.
Gjithashtu, bëhet e ditur se “është duke vazhduar puna në pastrimin e kanalit kullues KK II 65 me gjatësi 1100 ml e volum 2200 m3 si dhe kanalit kullues KK III 651 me gjatësi 500 ml e volum 450 m3”/ ATSH