Bashkia dhe kompanitë e ndërtimit do të ndërtojnë banesat e dëmtuara nga tërmeti

Një kontribut të rëndësishëm në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara po japin edhe kompanitë private, të cilat i janë bashkuar nismës së bashkisë së Tiranës për të ndihmuar komunitetin.

Bashkia e Tiranës ka marrë përsipër që t’i rindërtojë nga e para të gjitha banesat e dëmtuara nga lëkundjet e sizmike, me ndihmën e donatorëve.

Një ndër përfituesit e parë është edhe familja e Safet Poçit në Farkë, i cili është edhe i paralizuar.

“Ndonjëherë, ndonjë fatkeqësi, dramë, apo traumë që ndodh, na mobilizon edhe për të bërë ca punë që ishin për t’u bërë. Në fakt, në gjeografinë e periferive të Tiranës, kryesisht janë prishur shtëpitë e njerëzve të varfër, se të gjithë flasin kullat, por në fakt nuk janë prishur shtëpitë e atyre që kanë ndërtuar ndërtesa të larta. Këtu, në Farkë, një nga shtëpitë më të vjetra të Farkës së Vjetër, por edhe më e këputura, është ajo që pësoi edhe më shumë dëme” .

Një kontribut të rëndësishëm në rindërtimin e shtëpive të dëmtuara po japin edhe kompanitë private.

“Një përqafim, një ndihmë ushqimore, është mirë për të kaluar ditët e para, por ajo që na e zgjidh përfundimisht këtë punë është ndërtimi i shtëpisë së re. Kompanitë e ndërtimit kanë marrë secila nga një dosje, kanë adoptuar secila nga një shtëpi, dhe për sa kohë që në këtë qytet kanë pasur begati e prosperitet, do t’i japin mbrapsht këtij qyteti edhe bujarinë e nevojshme. Të japim fjalën! Herën tjetër që do vijmë, do jemi për të festuar shtëpinë e re. Ky qytet vërtet ka 100 halle, por edhe rrëzohemi bashkë kur bie tërmet apo një përmbytje, por edhe ngrihemi bashkë”.

Përveç bashkisë së Tiranës, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali rëndi edhe institucione të tjera që janë mobilizuar për të kapërcyer situatën e shkaktuar nga tërmeti.

“Ato që vinë nga natyra nuk i kontrollojmë dot, tërmeti është një nga këto gjëra, po ato që mund t’i bëjë robi, atë që mund të bëjë qeveria, që mund ta bëjë bashkia, ne do ta bëjmë. /ABC news