Basha: Verifikim tenderave 2.7 miliardë euro me paketën “Antimafia”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook u shpreh se “verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia”.

“Verifikimi i tenderave është pjesë e paketës së propozuar nga opozita për çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia”, shprehet kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Po ashtu, Basha shprehet se PD ka llogaritur se prej ardhjes në pushtet, qeveria e Edi Ramës ka tenderuar 2.7 miliardë euro.

Në videon e publikuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, thuhet se “abuzimi me tenderat ndahet në 3 zëra kryesorë: 900 milionë euro ose 1 në 3 tendera zhvillohet pa garë. 753 milionë euro kanë shkuar për fasada dhe luks. 252 milionë euro për klientët, miqtë dhe familjen e Edi Ramës”.

Gjithashtu, Basha rendit 5 prej formave më të përdorura të abuzimit me tenderat, sipas tij,  gjatë qeverisjes së Edi Ramës në këto 5 vjet. “Licensim i kompanisë fituese pak ditë përpara tenderit, kriteret përjashtuese për të favorizuar një kompani të caktuar, skualifikimet e padrejta të kompanive, regjistrim offshore i kompanive fituese, propozime të pakërkuara kundër interesit publik. Lideri i opozitës theksoi mesazhin kryesor të paketës kundër korrupsionit dhe oligarkisë se ligji i ri antimafia do të bëjë të mundur që askush nuk do ta gëzojë pasurinë e vënë me korrupsion./ATSH