Basha del nga Prokuroria: Hetimi për formularët e KQZ, jo për shpifjet e qeverisë

Kreu i PD pasi doli nga Prokuroria e Tiranës deklaroi se çështja për të cilën ai u paraqit në organin e akuzës ka të bëjë vetëm me formularët e dorëzuar në KQZ, nëse janë plotësuar siçç duhet apo jo.

Kreu i PD pasi doli nga Prokuroria e Tiranës deklaroi se çështja për të cilën ai u paraqit në organin e akuzës ka të bëjë vetëm me formularët e dorëzuar në KQZ, nëse janë plotësuar siçç duhet apo jo.

“Jemi thirrur sot në prokurori për të dhënë informacione si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit. Dua ta bëj të qartë, për gjithsecilin prej jush sot këtu dhe, përmes jush, të gjithë qytetarët, se hetimi i hapur tashmë prej një viti e gjysmë bëhet mbi bazën e nenit 190 për çështjen e plotësimit të formularëve të deklarimit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve”, deklaroi Basha, duke shtuar se “Ky është hetimi dhe jo gënjeshtrat dhe shpifjet për të cilat është investuar fuqimisht qeveria e cila e aktivizon këtë hetim, sa herë i duhet për nevoja politike”, raporton Top

Duke iu referuar hetimit për lobimin në SHBA, Basha theksoi se në letërporosinë e kthyer nga SHBA dhe Skocia vërtetohet që PD nuk ka shkelur ligjin.

“Unë edhe njëherë ju nxis t’i kërkoni prokurorisë të bëjë publike përgjigjet e ardhura prej më shumë se gjashtë muajsh nga SHBA dhe Britania e Madhe, të cilat vërtetojnë se PD dhe drejtuesit e saj nuk kanë shkelur asnjë ligj”, tha Basha duke shtuar se duhet ngulmuar që Prokuroria t’i bëjë publike këto letërporosi që të bien poshtë shpifjet që vijnë nga qeveria.