Basha: AKEP, policia e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes

Një ditë pasi AKEP publikoi një listë me portale, të cilave u linte 72 orë kohë që të regjistroheshin në QKB para se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të ndërmarrë edhe masa ekstreme, ka reaguar për kreu i Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë institucion si “Policia e Mendimit në duart e Ramës”.

Një ditë pasi AKEP publikoi një listë me portale, të cilave u linte 72 orë kohë që të regjistroheshin në QKB para se Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare të ndërmarrë edhe masa ekstreme, ka reaguar për kreu i Partisë Demokratike, duke e cilësuar këtë institucion si “Policia e Mendimit në duart e Ramës”,raporton Top Channel.

Sipas Bashës, Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar.

“AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t’u lëshojë tatimorët për t’i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP”, shkruan Basha në një postim në Twitter”.