Barcelona argëtohet ndaj PSV, Interi mban në lojë Totenhemin, PSG çon në ‘Europa League’ Liverpoolin

Neymar shkruan historinë, Liverpuli “digjet” në Paris, pas dy javësh lahen hesapet me Napolin. Interi lë kualifikimin në dorë të Barçës. Messi i magjishëm mposht i vetëm PSV...

Paris Saint Germain fitoi përballjen direkte me Liverpoolin dhe “preku” kualifikimin për në fazën e 1/8-ave, të cilin mund ta zyrtarizojë falë një fitoreje ndaj Crvena Zvezdës në Serbi, në ndeshjen e fundit.

Bernat dhe Neymar shënuan fillimisht për kryeqytetasit francezë, ndërsa Liverpooli rihapi takimin në minutën e parë shtesë të 45-minutëshit të parë, kur James Milner shënoi me anë të një penalltie të ekzekutuar saktë.

Napoli mori një fitore në dukje të lehtë ndaj serbëve të Crvena Zvezdës dhe hodhi një hap shumë të rëndësishëm drejt kualifikimit, që gjithsesi do të vuloset në ndeshjen e fundit, në “Anfield Road” përballë Liverpoolit.

Marek Hamsik hapi serinë e golave për skuadrën e drejtuar nga Carlo Ancelotti dhe më pas ishte belgu Dries Mertens që dërgoi dy herë topin në rrjetë, ndërsa vlen të përmendet se mbrojtësi shkodran i Napolit, Elseid Hysaj luajti 45-minutëshin e dytë të sfidës, pasi zëvendësoi Raul Albiolin.

Tottenham ka mposhtur 1-0 Inter-in në Wembley duke u vendosur në një pozicion të favorshëm për të marrë kualifikimin e grupit. Me këtë fitore, Spurs ndodhen në vend të dytë dhe ndeshjen e fundit e kanë me Barcelona-n të kualifikuar tashmë.

Tottenham e nisi mirë ndeshjen. Pritej që vendasit të ushtronin presion që nga minuta e parë dhe të sulmonin me agresivitet duke parë se u duhej fitorja për të mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit. Inter luan i tërhequr dhe mundohet të kundërsulmojë, por pa sukses dhe kjo për shkak të gabimeve në pasimin e fundit. Mundësia e parë e vendasve është nga distanca me Lucas, por Handanovic gjendet në pozicion. Tetë minuta më vonë Harry Winks ndalet nga traversa pas një tjetër goditjeje nga distanca. Inter nuk arrin të rrezikojë asnjëherë portën e Lloris dhe Spalletti ndërhyn duke zëvendësuar Nainggolan që në minutën e 44’.

Belgu ishte hija e vetvetes dhe nuk arriti të kishte asnjë impakt në ndeshje, mbase ka vuajtur një dëmtim kjo mbetet për t’u parë. Pas pushimit vendasit vazhdojnë të insistojnë, por ka krijuar mundësi të pastra shënimi me një Harry Kane që është neutralizuar plotësisht nga dy qendërmbrojtësit e Inter. Lloris shpëton ekipin e tij në minutën e 76’ pas goditjes së fortë të Perisic në shtyllën e parë. Dhe në minutën e 80’ erdhi goli i merituar i vendasve. Pas një aksioni të bukur, Alli pason tek Eriksen brenda zonës i cili me një goditje të saktë ka mposhtur Handanovic.  Inter nuk arrin të reagojë pas golit të pësuar dhe kjo për meritë të Tottenham që mbrohet mirë.

Me këtë humbje, Interi komplikon tërësisht rrugën drejt kualifikimit për në fazën e 1/8-ave, pasi në ndeshjen e fundit pret holandezët e PSV-së, ku edhe fitorja ndaj tyre mund të mos mjaftojë për të vijuar më tej, nëse Tottenhami arrin të fitojë në “Camp Bou” ndaj Barcelonës.

Kjo e fundit fitoi me rezultatin 1-2 mbrëmjen e sotme në Holandë ndaj PSV-së, me gola të shënuar nga Messi dhe Pique, ndërsa me këtë triumf shkoi në kuotën e 13 pikëve dhe siguroi kualifikimin si vendi i parë i grupit.

Porto mposhti Schalke 04-ën me rezultatin 3-1 në Portugali, në një sfidë ku rezultati kishte pak rëndësi, pasi humbja e Galatasarayt më herët në Rusi ndaj Lokomotivës, i kishte kualifikuar për në fazën e 1/8-ave si portugezët, ashtu edhe gjermanët.

Borussia e Dortmundit nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola në “Signal Iduna Park” përballë belgëve të Club Brugge, por ky rezultat i mjaftoi që bashkë me Atleticon e Madridit, të sigurojë kualifikimin për në fazën e 1/8-ave.

Atletico Madridi ka regjistruar fitore prej 2-0 kundër Monacos në xhiron e pestë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve. Në këtë mënyrë, skuadra spanjolle i ka marrë pikët e mjaftueshme për ta siguruar kualifikimin në 1/8 e finales të garës më të madhe evropiane për klube.

Në ndeshjen e zhvilluar në Estadio Wanda Metropolitano, rezultati u zhbllokua që në minutën e dytë, kur në përpjekje për ta larguar topin, Benoit Badiashile shënoi autogol (2’).

Antoine Griezmann e dyfishoi rezultatin (24’) pas asistimit nga Angel Correa dhe e shënoi atë që njihet si goli i sigurisë.

Mysafirët e patën një mundësi shënimi në minutën e 83-të kur Stefan Savic e preku topin me dorë në zonë. Mirëpo, Radamel Falcao dështoi të shënonte nga pika e bardhë. Kjo ishte fitorja e katërt e Atletico Madridit pas pesë ndeshjesh në Grupin A dhe qëndron në krye me 12 pikë duke e siguruar kualifikimin e mëtutjeshëm.

Skuadra e Jurgen Klopp duhet t’i presë rezultatet e Borussia Dortmundit për të mësuar nëse do të mbetet në krye të grupit, apo do të qëndrojnë në vend të dytë. Nga ana tjetër, Monaco e Thiery Henry tashmë është eliminuar nga garat evropiane.