Banorët përplasen për tokën, 86 të vdekur

Të paktën 86 persona gjetën vdekjen në Nigerinë qendrore, pas një përplasjeje të dhunshme mes fermerëve dhe barinjve në shtetin e Plateau.

Të paktën 86 persona gjetën vdekjen në Nigerinë qendrore, pas një përplasjeje të dhunshme mes fermerëve dhe barinjve në shtetin e Plateau.

BBC shkruan se sipas disa raportimeve, përplasja nisi të enjten, kur fermerët me etni Berome sulmuan barinjtë Fulani, duke vrarë 5 prej tyre. Një sulm hakmarrës të dielën çoi në më shumë viktima.

Kjo zonë ka një histori 10 vjeçare dhune mes dy grupeve etnike që kërkojnë të zotërojnë tokën.

Aktualisht, autoritetet nigeriane kanë vendosur shtetrrethim në tre pjesë të shtetit të Plateau, që pritet të zgjasë të paktën 12 orë, raporton “TV Klan”.

Zyrtari i policisë, Undie Adie tha se nga kërkimet nëpër fshatra, pas përplasjes së dhunshme u zbulua se numri i viktimave ishte 86, ndërsa 6 të tjerë kishin mbetur të plagosur. 50 shtëpi raportohen të djegura, ashtu sikurse edhe 15 motoçikleta dhe 2 makina.

Konflikti në këtë zonë vijon prej shumë kohësh, por kurrë më parë nuk kishte arritur në një shkallë të tillë brutaliteti./