Banka e Shqipërisë shtyn këstet e kredisë konsumatore dhe biznesi për 3 muaj

Kuptohet qe, klientët qe munden të paguajnë do te vijojne, por ato që nuk munden, do te mund te mos ta bëjnë. Nuk do të dënohen klientët për vonesat në pagesa, per kete periudhen 3-mujore.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko njoftoi se Këshilli i Mbikëqyrjes vendosi sot të marre disa masa ne kuadrin e mbeshtetjes se ekonomise per perballimn e situates e lidhur me CoVid-19.

Sejko tha se, nuk do te ketë probleme më qytetarët për pagesat cash. “Kemi komunikuar me bankat dhe udhëzuar që të orientojnë klientelen të përdorin kartat e kreditit edhe si një masë mbrojtje suplementare ne kuadrin higjenik”. Sidoqofte jane marre masa qe ATM te kene te gjithe likuiditetin e nevojshem gjate gjithe kohes.

Këshilli i mbikëqyrjes, ka miratuar shtyrjen e kësteve të kredisë për një afat 3 mujor. Kuptohet qe, klientët qe munden të paguajnë do te vijojne, por ato që nuk munden, do te mund te mos ta bëjnë. Nuk do të dënohen klientët për vonesat në pagesa, per kete periudhen 3-mujore” tha ai.

Banka e Shqipërisë po monitoron situatën me detaje që të marrin edhe masat e duhura për shëndetin e punonjësve të bankave dhe klientëve, tha Sejko.

Sistemi bankar ka likuidet të mjaftueshëm, pasi janë të mirëkapitalizuara. Kjo situatë do të përballohet me devotshmëri. Ne jemi të koordinuar me bankat e nivelit të dytë për të gjitha masat e nevojshme qe sherbimet bankare e ato financiare te jene funksionale gjate gjithe kohes.

“Banka e Shqiperise dhe Bankat e nivelit te dyte kane marre në konsideratë të gjithë skenarët e mundshëm. Jemi të përgatitur funksionimim e sistemit te pagesave por edhe për të ruajtur stabilitetin e çmimeve.

Politika monetare do të jetë lehtësuese. Mund te kemi përkeqësim të kredive të këqija dhe frenim të kredisë për ekonominë, por kete do ta kemi ne kontroll dhe do të jemi të qetë dhe të operojmë në mënyrë të organizuar, tha Guvernatori.

Sejko tha se, do nuk përjashtohet të kemi ulje të ritmeve të rritjes ekonomike, por nuk do të kemi recension. Efekti do të jetë në gjashtëmujorin e parë dhe nuk besojmë se do të shtrihen në gjashtëmujorin e dytë, shtoi ai. /Monitor