Balla iu dorëzon kartat e anëtarësisë: Dhjetëra të rinj i bashkohen PS

Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla iu ka dorëzuar kartat e anëtarësimit disa të rinjve qe ju bashkuan ekipit të PS.

Drejtuesi Politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla iu ka dorëzuar kartat e anëtarësimit disa të rinjve qe ju bashkuan ekipit të PS.

Gjatë takimit me të rinjtë, Balla tha se drejtuesit e opozitës janë gati të zhbëjnë gjithçka që qeveria ka arritur deri tani, nëse shohin që një i ri nuk shkon të votojë.

“Partia Socialiste Anëtarësimet e reja në Rajonin 4, Elbasan
Dhjetëra të rinj e të reja zgjodhën të bëhen pjesë e ekipit të Partisë Socialiste. Ashtu si në një ndeshje futbolli, ne luajmë në fushën e madhe, por të rinjtë luajnë në çdo lagje e rrugicë të Elbasanit Dhe të gjithë bashkë do të fitojmë ndeshjen finale në 25 Prill. Ata janë gati, edhe Luli dhe Saliu dhe Iliri dhe Monika, janë gati që në momentin më të parë që një i ri, nuk del të votojë dhe nuk ja jep votën Partisë Socialiste, ta ç’bëjnë gjithçka kemi arritur deri tani. #ShqipëriaeArdhmjaJonë #SkaKohëPërPushim ”, shkruan Balla.