Bahçeli: Turqia do të arrijë ngritje të mrekullueshme me horizontet e reja në ekonomi

"Me horizontet e reja që janë hapur dhe do të hapen në ekonomi, me hapa të qëndrueshëm dhe të arsyeshme që do të zbatohen në fushat e demokracisë dhe drejtësisë do të thyhet rrethi vicioz, do të ndodhë një ngritje e mrekullueshme"

Udhëheqësi i Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, deklaroi se në Turqi do të ndodhë një ngritje e mrrekullueshme me horizontet e reja që janë hapur dhe do të hapen në ekonomi, raporton Anadolu Agency (AA).

Bahçeli këto vlerësime i bëri në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) në kryeqytetin Ankara.

“Mendoj që me horizontet e reja që janë hapur dhe do të hapen në ekonomi, me hapa të qëndrueshëm dhe të arsyeshme që do të zbatohen në fushat e demokracisë dhe drejtësisë do të thyhet rrethi vicioz, do të ndodhë një ngritje e mrekullueshme”, u shpreh ai.

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, në një fjalim javën e kaluar tha se vendi i tij ka vendosur të bëjë reforma strukturore për të përmirësuar mjedisin e investimeve, për të rritur intensitetin e tregjeve financiare dhe cilësinë e të ardhurave dhe shpenzimeve publike, si dhe për të parandaluar ekonominë informale.

Së fundmi, vendi zëvendësoi kreun e Bankës Qendrore dhe emëroi një ministër të ri të Thesarit dhe Financave.

Bahçeli, mes tjerash, komentoi edhe rreth çështjes së Qipros.

“Nëse në Qipro dëshirohet një ardhmëri e përbashkët, në qetësi, paqe dhe respekt, strukturimi sovran i shtetit me dy palë tashmë është një detyrim”, tha ai.

Qiproja është ndarë që nga viti 1974, pas një grushti shteti të grekëve qipriotë, që u pasua nga dhuna kundër turqve të ishullit dhe që detyroi ndërhyrjen e Ankarasë si fuqi garantuese.

Republika Turke e Qipros Veriore ka parë një proces paqësor viteve të fundit, duke përfshirë iniciativën e dështuar të vitit 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.