Avioni i ekipit të Arabisë Saudite merr flakë

Futbollistët e Arabisë Saudite shohin fundin me sy, avioni u merr flakë...

Avioni i kombëtares së Aravisë Saudite ka marrë zjarr gjatë fluturimit, teksa skuadra po udhëtonte drejt Rostov, ku do të luajë ndeshjen e dytë të Grupit A kundër Uruguait të mërkurën.

Në një komunikatë zyrtare, federata saudite ka saktësuar se: “Federata e Arabisë Saudite kërkon t’ju sigurojë se të gjithë pjesëtarët e stafit janë mirë”.

“Federata e Futbollit Saudit dëshiron ti siguron të gjithë se të gjithë lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi minor dhe teknik të motorit të avionit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.

“Avioni ka ateruar para pak minutave në Rostov on Don Airport, kurse edhe personeli i avionit janë të sigurt”.

Avioni ishte i titupit Russian Airlines Airbus A319-100 dhe askush nuk është lënduar në të. Lojtarët kanë filmuar vetveten dhe janë të qetë, e bashkë me të është edhe një 12 vjear.

Arabia ndeshjet më Uruguain, pasi humbën me rezultat të thellë 5-0 kundër Rusisë të enjten.

Avioni ka qenë një “Russian Airliens Air Bus A319-100” dhe askush nuk ka mbetur i dëmtuar nga incidenti. Lojtarët janë filmuar duke dalë nga mjeti.