“Avengers: Endgame” thyen rekordin 10-vjeçar të “Avatar” si filmi me fitimet më të larta

Filmi nga Marvel Studios, i drejtuar nga Anthony dhe Joe Russo, ka fituar mbi 2.9 miliard dollarë të ardhura ditën e Dielë, që nga debutimi i bërë në muajin Prill.

0

“Avengers: Endgame” ka tejkaluar “Avatar” për tu bërë filmi më i shikuar i të gjitha kohërave.

Filmi nga Marvel Studios, i drejtuar nga Anthony dhe Joe Russo, ka fituar mbi 2.9 miliard dollarë të ardhura ditën e Dielë, që nga debutimi i bërë në muajin Prill.

“Avatar”, i drejtuar nga James Cameron, i cili debutoi në vitin 2009, mbante rekordin si filmi me të ardhurat më të larta të gjitha kohërave, me një fitim 2.79 miliard dollarë.

“Avengers: Endgame” është vazhdimi i “The Avengers” i vitit 2012, “Avengers: Age of Ultron” 2015, dhe “Avengers Infinity War” 2018. Është filmi i 22-të studion kinematografike Marvel.

Filmi, i cili debutoi për herë të parë më 25 Prill, ka aktorë pjesëmarrës Robert Downey Jr, Chris Evans, Scarlett Johansson dhe Chris Hemsworth.

Ka fituar 1.22 miliardë dollar të ardhura vetëm në lançimin në Prill, që përbën një tjetër rekord të filmit me fitimet më të larta globale në fillimet e tij. /E Përditshmja

 

Lajme të ngjashme

Lini një Koment

Adresa juaj e e-mail-it mbahet e fshehur.