Eksporti i parë i automjeteve të blinduara “Vuran”, prodhuar nga firmat kryesore të mbrojtjes turke është bërë në Kosovë.
Kosova do të jetë përdoruesi i parë jashtë Turqisë të automjetit të blinduar Vuran 4×4.
Në fazën e parë, dy njësi të automjetit do të prodhohen dhe dorëzohen në Kosovë.
Vuran është prodhuar nga prodhuesi i automjeteve tregtare dhe ushtarake të Turqisë BMC Otomotiv në bashkëpunim me firmën më të madhe elektronike të mbrojtjes së vendit Aselsan.
Automjeti i blinduar i cili mund të përdoret për shumë qëllime ka qenë në inventarin e forcave turke të sigurisë për disa kohë.
Me lëvizshmërinë dhe mbijetesën e tij të lartë, automjeti mund të veprojë në kushte të vështira klimatike dhe gjeografike./Anadolu Agency