Australi, shpërthen municioni i mbetur nga Lufta e Dytë Botërore

Në qytetin Newcastle të Australisë dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municionit të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore

Në qytetin Newcastle të Australisë dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të municionit të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga policia e shtetit Uellsi i Ri Jugor thuhet se një person 37 vjeçar dhe vajza e tij në bregdetin e Port Stephens kanë gjetur plumba të armëve të rënda dhe ato i kanë dërguar në shtëpi.

Më tej thuhet se përderisa ata ishin duke i prekur plumbat ndodhi një shpërthim, ku si pasojë janë plagosur babai dhe vajza e tij.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin John Hunter dhe njoftohet se nuk janë në rrezik për jetën.

Bregdeti i Port Stephens ku është gjetur municioni i Luftës së Dytë Botërore përdorej si vend për trajnim.

Njëri nga inspektorët e policisë në Port Stephens, Alan Janson tha se në rajon ende gjenden pajisjet e pashpërthyera ushtarake, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që kur të gjejnë pajisje të tilla të thërrasin forcat e sigurisë pa i prekur fare ato.