Aurelio De Laurentiis, për Radio Kiss Kiss, i bën tifozët e Napoli të ëndërrojnë.
“James Rodriguez i përgjigjet një pasqyre të dëshirës së Carlo Ancelottit, nuk e di se sa i përgjigjet 100% nevojave tona të lojës”- tha presidenti napoletan.
“Meqenëse ai dëshiron me çdo kusht, nuk e kundërshtoi, i thashë mirë, edhe nëse është shumë i shtrenjtë, le të shkojmë përpara. Ose ai ose Lozano do vijnë”.
Për Manolas: “Roma duhet të ulë klauzolën 36 milionë euro që ka për të”.
De Laurentiis ka shpjeguar strategjitë e ndryshme në merkaton për klubit axurr. Një goditje e madhe do të vijë, por vetëm një dhe pasi të shesë lojtarët e tepërt në ekip.
“Ne kemi thënë gjithmonë se ne kemi nevojë për të transferuar dy mbrojtës dhe një sulmues. James Rodriguez i përgjigjet një pasqyre të dëshirës së Carlo Ancelottit, nuk e di se sa i përgjigjet 100% ndaj nevojave tona të lojës. Meqenëse ai dëshiron me çdo kusht, nuk e kundërshtoi, i thashë mirë, edhe nëse është shumë i shtrenjtë, le të shkojmë përpara. Ose ai ose Lozano do vijnë. Nëse ky negocim me Jorge Mendes nuk shkon mirë, do të flasim me Mino Raiola rreth Lozano”.
“Ne nuk mund të marrim të dy, po me të tjerët pfarë që bëjmë? Ti zhdukim? Ne kemi një sërë lojtarësh që nuk mund t’i injorojmë. Ne duhet të shesim së pari dhe pastaj mund të blejmë. Ne jemi ende në një fazë studimi, pastaj nga muaji korrik duhet të jemi më të vendosur në blerjet, por vetëm pasi të kemi shitur ata që nuk janë të dobishëm për shkak të Ancelotit”.
Një tjetër pistë e nxehtë është ajo që çon te Manolas, një zëvendësues i mundshëm për Albiol që largohet, për të cilin Aurelio De Laurentiis rezervon një shigjetë të vogël.
“Ne jemi duke punuar për të, që nga momenti kur Albiol njoftoi mungesën e interesit për të vazhduar në Napoli. Kur je 34 vjeç, nëse dëshiron të ikësh, na bën vetëm nder. Me Manolas ka disa probleme, ata më thonë se nga pikëpamja e karakterit ai është i prshtatshëm dhe Giuntoli do të duhet të bisedojë me lojtarin”.
“Pengesa tjetër është ajo e Romës, po verifikojmë se si të fitojmë një lojtar i cili fillon të ketë një moshë të caktuar me një çmim të arsyeshëm, sepse atëherë nuk është më i përshtatshëm. Roma duhet ta ulë klauzolën prej 36 milionë eurosh për të. Me gjithë respektin që kam për Manolas ka një vlerë që unë e konsideroj shumë më të ulët “, përfunsoi ai.