Audio-përgjimi i ri/ “Zyrtari i PS më dha 600 mijë lekë”, Berisha publikon bisedën: Ja si po blihen votat e qytetarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audio-përgjim, që sipas tij, dëshmon blerjen e votave nga Partia Socialiste...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një audio-përgjim, që sipas tij, dëshmon blerjen e votave nga Partia Socialiste.

Në video, dëgjohet një qytetar, i cili tregon se një zyrtar i lartë i PS dhe administratës së Bashkisë Klos i ka dhënë rreth 60 mijë lekë të reja (600 mijë), për t’i marrë votat.

Në bisedë rezulton se qytetari ka pasur probleme me banesën nga tërmeti dhe nënkryetari i Bashkisë së Klosit i ka dhënë nga xhepi i vet, pa asnjë dokument, paratë për vendosjen e dritareve të reja duro alumin.

Nënkryetari i Bashkisë Klos (PS), Armand Gjini, ka marrë kështu garancinë nga qytetari, që pas pagesës së lekëve të votojë për Partinë Socialiste.