Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Turqi (ATTSO) dhe ajo e qytezës Bafra (Bafra TSO) të provincës turke Samsun, kanë nënshkruar protokoll binjakëzimi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga Bafra TSO, kryetari i bordit të Bafra TSO, Göksel Başar, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në ATTSO, tregoi se çdo vit mundohen të zhvillojnë panaire dhe vizita jashtë vendit, që anëtarët e tyre të njohin tregjet ndërkombëtare dhe të zhvillojnë eksportet.
Ai tregoi se para turneut që kanë realizuar në Ballkan, kanë zhvilluar konsultime me zyrtarët e ATTSO, duke shtuar se protokollin e binjakëzimit mes odave e kanë bërë që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë të përforcohen edhe më shumë me punime të përbashkëta në aspektin tregtar.
Başar tha se në kuadër të protokollit, është dakorduar shkëmbimi i informacioneve në lidhje me statusin aktual të tregjeve kombëtare dhe perspektivat e zhvillimit, kërkesat dhe potencialet e ndërmarrjeve, institucioneve dhe kompanive, aktivitete që do të organizohen nga odat dhe aktivitete të tjera.
Zëvendës kryetari i ATTSO, Fethi Kaya, tha se vazhdojnë punimet në drejtim të përforcimit të marrëdhënieve tregtare me Turqinë.
Ai tha se me protokollin e nënshkruar do të kenë mundësi që të bëjnë punimet të përbashkëta në shumë fusha si simpoziume dhe projekte, ndërsa ndau shpresën për vazhdimin e dialogut me odave duke u rritur.
Ndërsa ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, theksoi se protokolli i binjakëzimit të odave do të ketë kontribute pozitive në aspektin e marrëdhënieve ekonomike dhe kulturore të bazuar në histori të përbashkët mes Turqisë dhe Shqipërisë.