Atentati ndaj prokurorit, kapet i dyshuari si pjesë e grupit të atentatrorëve

Një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja është shoqëruar nga policia.

Një nga autorët e dyshuar të atentatit ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja është shoqëruar nga policia.

Mësohet se personi i shoqëruar dyshohet të jetë njëri nga atentatorët.

Personi i shoqëruar është nga Fushë-Kruja. Shoqërimi i tij është bërë mbrëmjen e djeshme, raporton Gazeta Shqip.

Gjatë këtyre ditëve, Policia e Shtetit ka shoqëruar rreth 30 persona si të dyshuar me konflikte me prokurorin Arjan Ndoja dhe me të plagosurin tjetër, Landi Muharremin (Aleksandër Laho).