Asamblea Kombëtare e PS, ja kush janë emrat e rinj

Anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste! (FOTO)

Është përmbyllur procesi i numërimit të votave për anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Pjesëmarrja në votime ishte 85.3%, thënë ndryshe votuan 1242 delegatë nga 1456 të tillë.

Këto votime treguan edhe një herë rritjen e përfaqësisë së vajzave/grave në strukturat e partisë, të cilat do të përbëjnë 45.2% të Asamblesë Kombëtare.

Megjithëse Vangjush Dako nuk është më kryebashkiak i Durrësit ai ka mundur të marrë votat e delegatëve durrsakë e të jetë përsëri anëtar i asamblesë socialiste, raporton Top Channel.

Ndërkohë delegatët e Tiranës ia kanë besuar votat e tyre për në asamble numrit dy të bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku dhe ish ambasadorit tonë në Ankara, Genti Gazheli.

Sakaq delegatët e Gramshit kanë çuar në asamble një ish gazetar. Ai është Besion Ajazi ish gazetar i Top News, tani këshilltar i grupit parlamentar socialist.

Delegatët e Vlorës në Kongres i kanë dhënë votëbesimin Afrim Qendros ish drejtor i ARRSH i cili pas lënies së detyrës është angazhuar në strukturat e PS të këtij qyteti.