“Arsyeja kryesore për çdo grusht shtet në vendin tonë është parandalimi i Turqisë që të forcohet”

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Şentop tha se përmes grusht shteteve në Turqi përherë është synuar pengimi i përparimit dhe pavarësia më e madhe e vendit

Ngjarjet e natës së 15 korrikut 2016 në të vërtetë ishin përpjekje për pushtimin e Republikës së Turqisë me mbështetjen e aktorëve të jashtëm, tha kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, raporton Anadolu Agency (AA).

Sot në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë u mbajt një program me rastin e 5-vjetorit të përpjekjes për grusht shteti të organizatës terroriste FETO.

Şentop gjatë adresimit të tij tha se përmes grusht shteteve në Turqi përherë është synuar pengimi i përparimit dhe pavarësia më e madhe e vendit.

“Arsyeja kryesore për çdo grusht shteti ushtarak në vendin tonë është parandalimi i Turqisë që të forcohet në mënyrë që të krijojë politika të pavarura”, tha Şentop.

Ai theksoi se puçistët në qëllimet e tyre u ndihmuan dhe u mbështetën nga ndihmësit e tyre.

“Prandaj, është e pamundur të ndahen puçistët dhe ndihmësit e tyre. Përpjekja për grusht shteti në Turqi ishte në fakt një përpjekje okupimi i mbështetur nga jashtë”, tha ai.

Şentop potencoi se Turqia është shumë më efikase dhe e vendosur në arritjen e qëllimeve të saj pas fillimit të luftës gjithëpërfshirëse kundër organizatës terroriste FETO pas 15 korrikut 2016.

“Kur u çmontua aparati i FETO-s, i cili ishte infiltruar në gjyqësor, ushtri dhe burokraci, Turqia filloi të ndërmarrë hapa të fortë drejt qëllimeve kombëtare”, tha ai.