Arrestohet për shpërndarje droge, deklarata e shqiptarit habit gjykatësit

Një shpërndarës shqiptar i kokainës, që pranoi se e shiste kokainën sepse “anglezët e duan atë” është burgosur.

Rexhino Toska, 21 vjeç, u gjet me drogë që kapte një vlerë prej 850 paundësh, teksa ishte duke drejtuar Mercedesin në Swavesey, Cambridgeshire.

Toska, i cili ishte në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë të paligjshme, falsifikoi një leje drejtimi italiane me emrin Maurizio Conti,shkruan Top Channel.

Ai u burgos për 30 muaj, pasi pranoi posedimin me qëllim shitjen e saj.

Toska kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni në dhjetor të 2018,.

‘Nuk foli italisht’

Prokurorja Sara Walker i tha gjykatës se rreth orës 21:45, në 10 korrik ai u ndalua nga policia dhe u tha atyre se fliste italisht.

“Kur oficerët i vendosën një përkthyes italian që të fliste me të, u bë e qartë që ai nuk fliste italisht,” tha Znj walker.

Oficerët gjetën 17 doza kokainënë veturë, si dhe 450 paund  para chash.

Toska u tha oficerëve në paraburgim: “Unë e shes kokainë sepse anglezët e drogën”. Gjithashtu ai kishte pranuar se po e shiste drogën se kishte një borxh prej 8 mijë paundësh, pasi duhet t’ua jepte personave që e ndihmuan për të hyrë në Britani.

Toska gjithashtu u deklarua fajtor për posedim të dokumenteve false. Gjykata dëgjoi se ai do të deportohej pasi të ketë  vuajtur gjysmën e dënimit.