Arrestohet në Vlorë i dënuari me 15 vite burg për trafik droge

Policia e shtetit ka arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Sandër Likajn i dënuar me herët me 15 vite burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Në vitin 2009, Likaj u identifikua si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte drogë drejt Italisë. Nga kapja e një gomoneje nga policia italiane u bë i mundur shkatërrimi i grupit i përbërë nga 9 shtetas shqiptarë dhe 5 shtetas italianë.

31-vjeçari Likaj u shpall në kërkim pasi u vërtetua nga hetimet se ishte i përfshirë në këtë grup kriminal. Ai është arrestuar në fshatin ku banonte në Lapardha të Vlorës. /Opinion.al