-5.5 C
Tiranë
E martë, 25 Janar, 2022

Arrestohet futbollistja e PSG-së: Pagoi që t’ia thyejnë këmbët lojtares për t’i zënë vendin në formacion

Mesfushorja e PSG Kheira Hamraoui ishte rrahur me 4 nëntor nga dy burra të maskuar. Ajo ishte trajtuar në spital për plagë dhe kishte humbur një ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Sot për këtë rast është arrestuar Aminata Diallo, bashkëlojtarja e Hamraoui.

Policia franceze besohet se po heton nëse Diallo kishte paguar dy të dyshuar për ta rrahur Hamraoui për t’i zënë vendin në 11’shen e parë të PSG dhe kombëtares.

Diallo dhe Hamraoui janë bashkëlojtare edhe në kombëtaren franceze ku janë konkurrente direkte për një vend në mesfushë.

Sulmi ndaj Hamraoui ka ndodhur me 4 nëntor pas një darke të ekipit Diallo po e voziste në shtëpi atë nga restoranti kur dy persona me shufra hekuri e nxorën nga vetura Hamraoui dhe e sulmuan.

Një nga personat ka goditur vazhdimisht atë me shufër hekuri në këmbë. Sulmi ka zgjatur për disa minuta para se të dy personat të arratiseshin.

Diallo ishte ndaluar po ashtu nga sulmuesit por ajo kishte dalë pa plagë nga incidenti sipas burimeve të agjencisë së lajmeve AFP brenda klubit.

Klubi francez Paris Saint Germain ka konfirmuar se Diallo është arrestuar.

Për tu Lexuar

Të Fundit

Lajme të Ngjashme