Arrestimet për kontrabandë në Morinë, Rama përgëzon SPAK: Operacion shembullor! Uroj të fshihet çdo njollë në uniformën e policisë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për arrestimin e 32 zyrtarë doganorë ditën e sotme ne piken kufitare te Morines. Me një postim në Tëitter, Rama përgëzon SPAK për këtë operacion shembullor.

“Përgëzime SHÇBA-së dhe SPAK-ut për operacionin shembullor të goditjes së një çerdheje të korruptuarish në Policinë e Shtetit! Uroj që kjo frymë e cilësi bashkëpunimi të vazhdojë në funksion të fshirjes së çdo njolle që ndot uniformën e policisë”- shkruan ai.

Operacioni

Autoritetet në Shqipëri dhe Kosovë janë bërë bashkë, duke arrestuar 32 zyrtarë doganorë në pikën kufitare Morinë-Vërmicë. Mësohet se 14 prej punonjësve të policisë janë vendosur në arrest shtëpie ndërsa tre zyrtarë të tjerë janë pezulluar nga detyra, mes tyre edhe drejtori i Kufirit dhe Migracionit në Kukës.

Sipas informacioneve, rezulton se policët shqiptarë merrnin minimalisht nga qytetarët 10 euro, të cilët i ndanin me njëri-tjetrin, ndërsa fitimet arrinin deri në 8 mijë euro në ditë.