Arrestimet e fundit, Rama: Shqipëria e pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë
Dy arrestime të bujshme janë kryer ditën e sotme dhe bëhet fjalë për dy ish-deputetë të Partisë Socialiste, Arben Çuko, ish-drejtor i përgjithshëm i burgjeve dhe Arben Ndoka, ish-deputet.
Në lidhje me këto arrestime, por edhe të tjera, ka reaguar në mbrëmje edhe kryeministri Rama, i cili me anë të një postimi në Twitter, shkruan: “Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë”.
“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajtueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë #DerinëFund”, mbyllet postimi i Edi Ramës./TCh