Ardi Veliu: Këtë vit nuk u hodhën kapsolla

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar shërbimet e Policisë në sheshin "Skënderbej" ku u kryen festimet nga bashkia e Tiranës.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar shërbimet e Policisë në sheshin “Skënderbej” ku u kryen festimet nga bashkia e Tiranës.

Gjatë një prononcimi për mediat Drejtori i Përgjithshëm Veliu ka theksuar se në të gjithë vendin ndërrimi i viteve ka kaluar pa probleme. Në të gjitha sheshet janë hedhur fishekëzjarrë në mënyrë të organizuar dhe është për tu vlerësuar fakti se si rezultat i masave të marra pothuaj është zeruar hedhja e kapsollave.

Drejtor Veliu ka uruar gjithë punonjësit e policisë të cilët natën e ndërrimit të viteve e kaluan në punë dhe vijojnë të jenë në shërbim, por edhe gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit si dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin që ata i japin Policisë së Shtetit.

“Numri i personave që kanë përdorur fishekzjarre ka qenë i limituar, për të mos thënë fare. Në Tiranë mbi 700 punonjës policie dhe në Shqipëri i kalon 2500 punonjës policie që sot kanë qenë me shërbim. Falenderoj punonjësit e policisë që kanë sakrifikuar nga familja dhe po kryejnë shërbimin për sigurimin e rendit”, u shpreh Veliu.

Në të gjithë vendin si rezultat i hedhjes së fishekëzjarreve janë lënduar lehtë pa probleme për jetën dy shtetas, një shtetas në Tiranë dhe një shtetas në Korçë.

Për herë të parë në sheshin Skënderbej nuk janë hedhur më kapsolla nga qytetarët../OraNews