Arabia Saudite pezullon fluturimet e Torontos

Linja ajrore shtetërore e Arabisë Saudite ka pezulluar fluturimet e saj të drejtpërdrejta në Toronto pasi Kanadaja i bëri thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar për shoqërinë civile dhe të drejtat e grave.

Shteti i Lindjes së Mesme gjithashtu ka ngrirë të gjithë tregtinë dhe ka dëbuar ambasadorin e Kanadasë mbi ndërhyrjen.

Kanadaja është përgjigjur duke thënë se do të vazhdojë të avokojë për të drejtat e njeriut.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë, Chrystia Freeland tha se ishte thellësisht e shqetësuar nga dëbimi i diplomatit, por shtoi: “Kanadaja gjithmonë do të mbrojtjë të drejtat e njeriut, duke përfshirë të drejtat e grave dhe lirinë e shprehjes në mbarë botën. Ne kurrë nuk do të hezitojmë të promovojmë këto vlera dhe ne besojmë se ky dialog është kritik për diplomacinë ndërkombëtare”

Homologu i saj saudit, Adel al-Jubeir, kishte shkruar më parë se pozicioni i Kanadasë ishte bazuar në informacione të rreme, duke shtuar se të arrestuarit janë subjekt i ligjeve saudite që garantojnë të drejtat e tyre.