”Apple” prezanton dy modele të reja ”iPhone Xs” dhe ”Xs Max”

Kompania ‘’Apple’’ paraqiti sot dy modele të reja me një teknologji shumë të lartë, ‘’iPhone Xs’’ dhe ‘’Xs Max’’, të ideuar për të qenë modelet më të avancuara të krijuara ndonjëherë nga ‘’Apple’’.

Kompania ‘’Apple’’ paraqiti sot dy modele të reja me një teknologji shumë të lartë, ‘’iPhone Xs’’ dhe ‘’Xs Max’’, të ideuar për të qenë modelet më të avancuara të krijuara ndonjëherë nga ‘’Apple’’.

Grupi, me një varësi thuajse të plotë në aspektin financiar nga ‘’iPhone’’, produkti i tij më i mirë, prezantoi modelin e ri me dy madhësi 14,7 centimetra dhe modelin “Max’’ me një ekran të madh 16,45 centimetra.

Gjiganti i teknologjisë do të zgjerojë dizajnin dhe emërtimin e ”iPhone X” në të gjithë linjën e tij të telefonëve, me më shumë madhësi, ngjyra dhe nivele çmimesh.

”Apple Watch” dhe ”Air Pods” gjithashtu mund të marrin dhe ato një rifreskim. Kompania ndjek një ritëm te caktuar me njoftimet e saj për smartphonët, duke zbuluar një përmirësim të madh çdo vit, dhe përditësime të vogla.

“Apple’’ ka shitur deri tani dy miliardë aparate celularë, njoftoi sot drejtori i përgjithshëm ekzekutiv, Tim Cook gjatë prezantimit të risive./ATSH