Ankaraja bëhet me fabrikë gjigante të riciklimit

Pas hapjes së fabrikës pritet të transformohet një e katërta e 350.000 tonë gomave të mbetura të gjeneruara çdo vit në Turqi në lëndë të para cilësore a

 Fabrika më e madhe e integruar e Turqisë për riciklimin e gomave të automobilave për të plotësuar kërkesën industriale vendore do të themelohet në kryeqytetin Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Objekti, i menaxhuar nga kompania turke e gomave, baterive dhe bandazheve AKO Group, do të zvogëlojë varësinë e jashtme të vendit në sektorët strategjikë, tha për AA Erkal Özürün, menaxher i marketingut i AKO.

“Sektori industrial i Turqisë importon 11.000 ton derivate të gomës të ricikluar çdo vit dhe fabrika pritet të reduktojë deficitin aktual të Turqisë me rreth 16 milionë dollarë”, shtoi ai.

Fabrika gjithashtu do të kontribuojë në projektin “zero-mbeturina” të Turqisë, i cili synon të zvogëlojë vëllimin e mbeturinave që nuk riciklohen.

“Objekti do të mund të riciklojë pajisjet e ndërtimit dhe të gjitha materialet, duke filluar nga gomat e kamionëve, përfshirë edhe pjesët e çelikut”, shtoi ai.

Pas hapjes së fabrikës pritet të transformohet një e katërta e 350.000 tonë gomave të mbetura të gjeneruara çdo vit në Turqi në lëndë të para cilësore.

Këto materiale të papërpunuara do të përdoren në sektorë si prodhimi i pjesëve të automobilave, këpucëve dhe rripave transportuese.

Fabrika, e cila planifikohet të hapet në vitin 2020, do të përfshijë mbi 100.000 metra katrorë.