Anijet dhe tragetet, shkëmbime tregtare me 20 shtete nga porti i Durrësit

Tre vende, Rusia, Turqia dhe Italia kryesojnë listën e shteteve të cilat gjatë vitit 2018 kanë shkëmbyer mallra me Shqipërinë nëpërmjet portit të Durrësit, mësohet nga statistikat e Autoritetit Portual Durrës.

Importet nga Rusia zënë 34% të volumit të shkëmbimeve, ndërsa eksportet “Made in Albania” i drejtohen kryesisht Maltës dhe Italisë, me përkatësisht 46 dhe 42%.
Numri i përgjithshëm i vendeve të cilat kryejnë import-eksporte me anije dhe tragete nga Durrësi arrin në 20 dhe  në këtë listë bëjnë pjesë edhe shtete si Ukraina, Franca, Spanja, Libia, SHBA, Izraeli, Tunizia, Egjipti, Bullgaria, Libani, etj.

Sektori i Statistikave në APD, bën me dije se 28 për qind e shkëmbimeve tregtare nga/drejt Durrësit me anije kryhen nga Rusia, ndërsa Turqia me 20 për qind dhe Italia me 11% ndodhen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.

Në listën e import-eksporteve përmes Durrësit më pas vijnë Malta me 8% dhe Greqia me 7%./TRT