Anija shqiptare shpëton 36 klandestinë

Forcat e Armatosura të Shqipërisë vijojnë të jenë pjesë e misionit në detin Egje për shpëtimin e emigrantëve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Pas anijes “Oriku”, misioni vijon nga anija tjetër “Butrinti”. Anija shqiptare ka kryer një operacion shpëtimi duke i ardhur në ndihmë një gomoneje që ishte duke u mbytur.

Ata iu dorëzuan autoriteteve greke për vijimin e procedurave në ishullin Kios.

“Anija shqiptare ‘Butrinti’ vijon punën e mirë të simotrës së saj ‘Oriku’ në detin Egje. Në bashkëpunim me rojën bregdetare turke e greke, kanë shpëtuar një gomone me 36 persona në bord, 12 prej të cilëve fëmijë, 15 gra”, shkruan ministrja Xhaçka

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/1659639630738417