Angola fiton Kampionatin Botëror në futboll për persona të gjymtuar

Përfaqësuesja e Angolës në ndeshjen finale ishte më e mirë në ekzekutimin e penaltive dhe shënoi fitore ndaj kampionit aktual evropian Turqisë

Pas ekzekutimit më të suksesshëm të penaltive, përfaqësuesja e Angolës shënoi fitore ndaj kombëtares së Turqisë në ndeshjen finale të Kampionatit Botëror për personat e gjymtuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Botërori për personat e gjymtuar u mbajt në Meksikë ndërsa Turqia dhe Angola në finalen e djeshme, kohën e rregullt e përfunduan pa gola.

Po ashtu edhe në dy vazhdimet nga 10 minuta nuk pati gola, kështu që fituesi u caktua me ekzekutimin e penaltive.

Përfaqësuesja e Angolës fitoi me rezultatin 5:4, ndërsa kampioni aktual i Evropës, Turqia fitoi medalje argjendi.

Turqia në rrugën drejt finales mposhti Rusinë me rezultatin e thellë 5:1 dhe nikoqiren Meksikën 4:0.