Angli, lideri i Ukip-it pro anëtarësimit në radhët e partisë të një lideri të ekstremit të djathtë

Lideri i partisë britanike eurofobe ”Ukip”, Gerard Batten u shpreh pro anëtarësimit në radhët e partisë të Tommy Robinson, një figurë e ekstremit të djathtë britanik.

Lideri i partisë britanike eurofobe ”Ukip”, Gerard Batten u shpreh pro anëtarësimit në radhët e partisë të Tommy Robinson, një figurë e ekstremit të djathtë britanik.

”Është diçka që unë do ta miratoj personalisht, por ky është një vendim që i përket partisë, jo mua”, tha ai për ”Sky News”. Nuk mendoj se Tommy Robinson është i ekstremit të djathtë.

Ai sqaroi se anëtarësimi i mundshëm i Robinson në ”Ukip” nuk parashikohej në një të ardhme të afërt, pasi ishte i nevojshëm ndryshimi i rregullores së brendshme.

Deputeti europian, Nigel Farage, themeluesi dhe ish-drejtuesi i ”Ukip” u shpreh se ishte thellësisht i irrituar nga qëndrimi i Gerard Bakten. Ai tha se partia ishte nën kërcënimin për t’u bërë plotësisht e margjinalizuar, nëse nuk ndryshon shumë shpejt drejtimin. /ATSH