Angli, digjet i gjallë shqiptari në fabrikën e kanabisit

Disa ditë më parë në një fabrikë kanabisi në Brierley Hill të Birminghamit, Angli, ka ndërruar jetë një shqiptar 43-vjeçar...

Disa ditë më parë në një fabrikë kanabisi në Brierley Hill të Birminghamit, Angli, ka ndërruar jetë një shqiptar 43-vjeçar.

Sipas mediave vendase mësohet se fabrika u përfshi nga flakët natën e 4 qershorit, ndërsa 43-vjeçari ndërroi jetë të nesërmen, raporton JOQ.

Bashkë me të u plagos edhe një shoku i tij 20-vjeçar, i cili më pas u transportua në spital. Ata u bllokuan të dy në fabrikën që po digjej, por vetëm i riu ka mundur të shpëtohet.

Me ta ishte edhe një person i tretë, i cili arriti të shpëtonte, por nuk është bërë me dije se nga është.