Anëtarët e FETO-s nxjerrin veten zbuluar në Rinas/VİDEO

Një anëtar i FETO-s i akuzuar në Turqi dhe i cili udhëtonte me pasaportë false përmes Shqipërisë me destinacion vendet e tjera të Europës është arrestuar në aeroportin e Rinasit

Një anëtar i FETO-s i akuzuar në Turqi dhe i cili udhëtonte me pasaportë false përmes Shqipërisë me destinacion vendet e tjera të Europës është arrestuar në aeroportin e Rinasit ku ka marrë edhe një dënim me burg nga autoritetet shqiptare për veprimin në fjalë.
Bëhet fjalë për shtetasin turk, Harun Çelik i cili ditën e djeshme është dëbuar nga Shqipëria pasi i mbaroi dhe dënimi. Dëbimi i tij është bërë drejt vendit nga ai ka ardhur, drejt Turqisë. Por çudia nis këtu. Shumë media turke dhe ndërkombëtare kanë shkruar për një prani të madhe të anëtarëve të FETO-s në Shqipëri, por fizikisht nuk e kishim parë. Mbrëmjen e kaluar anëtarë të FETO-s që duket se jetojnë në Shqipëri janë parë të ndjekin makinën me të cilën ishte duke u transportuar drejt Rinasit Harun Çelik, ku bërtisnin; ‘bëj sikur je pa ndjenja,’ në gjuhën turke. Video amatore është bërë virale në mediat dhe rrjetet sociale në Turqi./Takvim