Kur Carlo Ancelotti pranoi të firmoste me Napolin, teksa ende nuk ishte shkarkuar trajneri i mëparshëm, ai erdhi me vetëdijen se të gjithë në qytetin jugor presin titullin, objektiv në të cilin dështuan sezonin e kaluar.
Fitorja rindezi entuziazmin në një ambient që ishte skeptik deri para pak ditësh, por rikonfirmoi gjithashtu statistikat mbresëlënëse të Carlo Ancelottit. Në ndeshjet e para, në kampionatet e ndryshme ku ka drejtuar, ai nuk ka humbur kurrë./raporton Top Channel
Carletto ka pasur një debutim me fitore kudo ku ka qenë. Ndodhi te Chelsea në Londër, te Bayerni në kampionatin gjerman, apo te Reali i Madridit në Spanjë. Suksesi në premierë për Ancelottin erdhi edhe në pankinën e Paris Saint Germainit, e kjo nuk mungon as në Serie A me Juven dhe Parmën.
Nëse ka një notë që stonon në karrierën e trajnerit është vetëm barazimi në debutim, kur drejtonte Milanin.